Shpërthen Balliu: “Akt i turpshëm, PS e Ramës vret për herë të dytë Azem Hajdarin”

0
169

Ka reaguar pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Hasit për të nderuar atentatorin e Azem Hajdarit edhe deputeti demokrat Klevis Balliu i cili në një shënim në rrjetet sociale shkruan se ‘PS e Ramës vret për herë të dytë Azem Hajdarin.

“Është një akt i turpshëm dhe fyes për familjen e Heroit të Demokracisë, Partinë Demokratike dhe vetë popullin shqiptar”, shkruan Balliu.

Ja shënimi i tij i plotë në facebook:

PS E RAMËS VRET PËR HERË TË DYTË AZEM HAJDARIN

S’ka TURP më të madh se sa dekorimi i Gafurr Mazrekun nga Edvin Kristaq Rama.
Është një akt i turpshëm dhe fyes për familjen e Heroit të Demokracisë, Partinë Demokratike dhe vetë popullin shqiptar.
Nisma e socialistëve në Has, e cila në fakt shpreh degradimin e PS dhe vetë Edi Ramës, tregon që PS e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste.
Bijtë e etërve komunistë nuk dinë të jenë ndryshe.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here