Meta i jep titullin ‘Mjeshtër i Madh’ profesorit Aleks Luarasi: Mbetet një nga pionierët e arsimit…

0
227

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë titullin e merituar ‘Mjeshtër i Madh’ profesorit Aleks Luarasi për kontributin e tij në fushën e arsimit. Ne ceremoninë e mbajtur në ambientet e Kolegjit Universitar ‘Luarasi’, Meta vlerësoi figurën e Aleks Luarasit, i cili është një nga themeluesit e një prej universiteteve më të mira private në Shqipëri, Universitetit ‘Luarasi’.

“Kam kënaqësinë t’i jap titullin e merituar ‘Mjeshtër i madh’ profesorit Aleks Luarasi. Profesori me urtësinë e tij mbetet një nga pionierët e arsimit në Shqipëri. Profesori ishte ndër të parët që kuptoi rëndësinë e arsimit. Ai themeloi një nga institucionet më të mira në vend. Alkes Luarasi ishte një nga ikonat e jurisprundencës. Mbi gjithçka ajo që vlerësojmë është trashëgimia e vlerave që profesori u ka transmetuar të rinjve”, – tha Meta.

Themeluesi i Universitetit Luarasi, Aleks Luarasi falënderoi Presidentin Ilir Meta, presidentin e Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu, rektorin Ethem Ruka, stafin akademik por edhe studentët. Ai tha se Universiteti Luarasi ka arritur një stad shumë të lartë dhe kjo është meritë e stafit akademik dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

“Dëshiroj të falënderoj për këtë vlerësim përmbyllës të jetës sime të gjatë në radhë të parë Presidentin e Republikës Ilir Meta, qoftë për dekorimin, qoftë për motivacionin dhe qoftë për vlerësimin e lartë të veprimtarisë sime. Dëshiroj të falënderoj zotin Irfan Hysenbelliu, Presidentin e grupit me të njëjtin emër sepse atë krijesë që krijova unë, ai e mori, e zgjeroi më tej, e zhvilloi më tej dhe sot qëndron në ballë të universitetit, në saj të besimit, të akreditimit dhe punës së gjithanshme. Dëshiroj të vlerësoj stafin e Universitetit Luarasi, në mënyrë të veçantë rektorin Ethem Ruka për mbarëvajtjen e kësaj shkolle. Shkolla ka arritur një stad shumë të lartë dhe kjo është meritë e stafit akademik dhe gjithë bashkëpunëtorëve. Dëshiroj të falënderoj së fundi nga radha të gjithë studentët, ata që kanë përfunduar dhe janë në vijim të procesit sepse na kanë nderuar, edhe në planin e brendshëm. Njeriu duhet të zgjedhë atë rrugë që ka më shumë pasion e dashuri”, deklaroi profesor Aleks Luarasi.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, rektori i Universitetin ‘Luarasi’ Et’hem Ruka tha se Universiteti ‘Luarasi’ është rritur dita ditës dhe sot është një nga 4 institucionet e arsimit më të mira në Shqipëri. Ai falënderoi edhe presidentin e ‘Hysenbelliu Group’ që e ka parë këtë Universitet si institucion që transmeton vlera.

“Kolegji është themeluar në vitin 2003 dhe u rrit nga dita në ditë. Sot kemi një institucion të arsimit të lartë që është një nga katër shkollat e larta më të mira të vendit. Shpresojmë që vitin tjetër të hapim shkollën doktorale. Është kënaqësi që ju kemi mes nesh, sepse sot ne dekorojmë Aleks Luarasin, i cili është një burrë i urtë dhe i mençura. Ai është kryetar i bordit Luarasi. Falënderoj dhe presidentin e ‘Hysenbelliu Grouop’ që e ka parë këtë institucion si institucion që mbart vlera”- tha rektori i Universitetin ‘Luarasi’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here