Meta i dorëzon flamurin kombëtar, ekipit shqiptar: “Përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi”

0
132

Presidenti Ilir Meta i dorëzoi flamurin kombëtar ekipit shqiptar, pjesëmarrës në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë. Meta ia dha kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj.

Meta tha: “Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm. Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni. Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm. Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që portistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.”

Ndërsa kampioni Izmir Smajlaj tha: “Nder dhe krenari për mua të mbaj flamurin kombëtar. Uroj të marrim sa më shumë medalje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here