Ja kush është personi që u gjet i mbytur nga deti në Durrës

0
433

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në plazhin e Golemit në Durrës, ku një burrë i moshuar është nxjerrë i pajetë nga deti.

Trupin e 67 vjeçarit, të identifikuar tashmë si Lirim Hoxha e nxorrën dy djem të rinj që u gjenden aty për t’u parë.

Policia ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen, por dëshmitarët thonë se të rinjtë e gjetën të moshuarin pa jetë brenda në ujë.

“Më datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here