“Edvin Kristaq Rama ekzekutoi sot per se dyti tribunin legjendar Azem Hajdari”

0
187

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Hasit për të shpallur ‘Qytetar Nderi’ atentatorin e Azem Hajdarit, Gafurr Mazrekun.

Sipas ish-kryeministrit urdhëruesi për këtë vendim është vetëm Edvin Kristaq Rama.

‘Aktin e sotëm jo vetëm e ka urdhëruar ai vetë, por gjatë këtyre ditëve lajmin për vendimin e sotëm e kanë dhënë prej disa ditësh çdo ditë të gjitha mediat, edhe ato që paguhen prej tij!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Edvin Kristaq Rama ekzekutoi sot per se dyti tribunin legjendar Azem Hajdari!

Të dashur miq, sot përfaqësuesit e Edvin Kristaq Ramës me porosi te tij, në një akt unik në historinë e botës demokratike, shpallen qytetar nderi të Hasit kriminelin Gafurr Mazreku, vrasësin që, pasi e provokoi, derdhi breshëri plumbash në sallën e parlamentit mbi deputetin Azem Hajdari, tribunin legjendar të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990.

Sot pas këtij akti kriminal, të denjë vetëm për narkoshtetin e Norieges, ky i fundi që kishte urdhëruar dy javë më parë vendimin e sotëm, për të larë duart si Pilati deklaroi se ky është një turp dhe se ai nuk dinte gjë!?

Me këtë deklarate Edi Rama dëshmon se është një mashtrues faqezi, që pasi i shpalli luftë opozitës, nderoi dhe përligji krimin politik dhe vrasjen, tani kërkon e lajë duart si pilati, mbrohet për krimin e tij të shëmtuar!

Aktin e sotëm jo vetëm e ka urdhëruar ai vetë, por gjatë këtyre ditëve lajmin për vendimin e sotëm e kanë dhënë prej disa ditësh çdo ditë të gjitha mediat, edhe ato që paguhen prej tij!

Ky akt kriminal dhe luftë ndaj opozitës shqiptare është një apel për vendimet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, që me revoltën e tyre të largojnë me çdo kusht horrin, vrasësin për së dyti të Azem Hajdarit, kreun e meduzës që e shndërroi Partinë Socialiste në parti droge, bandash, vrasësish, kriminelesh dhe ndërtoi narkoshtetin dhe shndërroi në Shqipëri krimin në sistem për të shtypur shqiptarët dhe dekoruar vrasësit dhe kriminelët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here