Deputetja Kërpaçi: Asnjë ndryshim, rritet numri i të rinjve që duan të largohen nga vendi…

0
124

Deputetja e LSI Floida Kerpaci në fjalimin e mbajtur në Komisionin e Çështjeve Soociale dhe Shëndetësisë eshte shprehur se vendi yne eshte ne vend numero, pasi nuk ka asnje ndryshim për sa i përket çështjeve të rinisë. Ndryshimi i vetëm është që po rritet numri i të rinjve që duan të largohen nga vendi sepse nuk kanë asnjë lloj shprese për të jetuar.

Fjala e deputetes Floida Kërpaçi në Komisionin e Punës, Çështjeve Soociale dhe Shëndetësisë.

 

Nga momenti që kemi bërë dëgjesën e kaluar e deri më sot nuk ka pasur asnjë ndryshim për sa i përket çështjeve të rinisë. Ndryshimi i vetëm është që po rritet numri i të rinjve që duan të largohen nga vendi sepse nuk kanë asnjë lloj shprese për të jetuar. Dhe kjo nuk është një gjë që e themi ne e thonë vetë të rinjtë, e thotë situata. Në fakt ne nuk kemi pse të presim Z. Zv/Ministër më shumë kohë për raportimin e plotë të planit të veprimit të të rinjve sepse ne mund ta bëjmë sot. Dhe përpara sesa të jap dhe unë disa argumenta këtë e bënë dhe shumë të rinj të shoqërisë civile të cilët listuan problematikat e këtij plani. Bie dakord kur edhe vetë e pranuat dhe thatë që keni një vështirësi shumë të madhe në buxhet sepse nuk ka buxhet edhe nuk mund ta realizojmë. Por pyetja ime është çfarë e pengon qeverinë për të rritur buxhetin për të rinjtë. Sepse ju vetë e pranuat në komision dhe thatë që kemi një vështirësi shumë të madhe buxhetore. Çfarë e pengon qeverinë që të rrisë buxhetin për të rinjtë meqë ju jeni zv. Ministër dhe e pranoni këtë gjë. Është mungesë prioritetesh? Nuk ka prioritetin e duhur për ti dhënë mbështetje të rinjve dhe sheh vetëm alternativën për ta larguar? Pyetja e dytë, për sa i përket nenit 100 të ligjit të arsimit të lartë për kërkimin shkencor. Ai e shpjegon specifikisht dhe dua të ndalem te paragrafi parë dhe të paragrafi i tretë. Paragrafi parë thotë që studente e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë pajisen me kartën e studentit e cila është dokument unik. Me anë të saj studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara. Këtë të drejtë që studentëve dhe të rinjve ja jep ligji. Pse nuk e kanë këtë të drejtë të rinjtë sot për të pasur një kartë studenti. Dhe sa do të presim ne me këto “do të, do të, do të”?! Dëgjuam në nëntor do të bëhet, po dëgjojmë tani do të bëhet. Kur do të bëhet sepse nuk mund të presim pafundësisht. Po largohen, duhet të ndërhyjmë në mënyrë të menjëhershme në këtë situatë largimi masiv të të rinjve.

Çështja e dytë: Në paragrafin 3 thuhet: Është parashikuar që përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit të ministrisë përkatëse që mbulon institucionet e arsimit të lartë ose njësive të qeverisjes vendore që mbulojnë shërbimet e ofruara ndaj studentëve. Pyetja ime është: Sa është fondi i parashikuar nga buxheti i shtetit, nga ministria përgjegjëse lidhur me këtë parashikim të paragrafit 3 të ligjit? Që nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit deri më tani çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh me këtë fond? A ka qenë ekzistent dhe ku është investuar, nëse për fushën të cilën është parashikuar nuk ka pasur investim? Dhe këtë për ta qartësuar dhe për kolegët nuk është përgjigje që e kërkojmë ne. Këtë përgjigje e kërkojnë të rinjtë, qytetarët shqiptarë të cilët paguajnë taksa dhe kërkojnë transparencë për taksat që ata paguajnë. Të jemi transparent për çështjet qe ngremë dhe që kërkojmë. Çështjet që po adresojmë janë si prioritet të planit kombëtar të veprimit për të cilën ne kemi thirrur ministrinë e arsimit dhe zv. Ministrin sot për të ardhur.

Çështja tjetër që dua të ngre është për sa i përket praktikave të punës. Ekziston një fenomen i jashtëzakonshëm sot që për një të ri që del nga banka e shkollës ka një listë kriteresh të jashtëzakonshme për tu futur në tregun e punës. Çfarë mbështjetje i jep Ministria e Arsimit? Apo çfarë parashikimesh, mekanizmash ka Ministria e Arsimit për këta të rinj që dalin në tregun e punës sapo kanë mbaruar shkollën, nuk kanë mundësi ku të krijojnë eksperiencën e punës . Dhe logjikisht duke mos pasur eksperiencën e punës penalizohen për tu future në tregun e punës. Çështja e tretë: A ka përfituar qeveria shqiptare ose a ka parashikuar ndonjë fond për studimin e tregut të punës? Sepse është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme të kemi një studim të tregut të punës në mënyrë që të gjithë ne këtu e dimë që të bëjmë një parashikim dhe ti orientojmë të rinjtë drejt nevojave që ka tregu. Çështja e katërt: çfarë mbështetje jep Plani I Veprimit dhe konkretisht juve çfarë fondi keni parashikuar për të rinjtë që kanë ide inovatore për sipërmarrjet rinore, për Start Up-et? Dhe duke qenë se kjo mbështetet edhe nga Ministria e Ekonomisë, çfarë mbështetje financiare keni nga bashkëpunimi që ju keni si dy ministri të linjës për këtë çështje rinore nga Ministria e Financave. Dhe çështja tjetër që mbështetet pikërisht tek Plani i Veprimit Kombëtar të Rinisë është siguria sociale e cila është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme në ditët që po flasim, në situatën që të gjithë ne jemi prezent sesi ne shkollat apo në gjimnazet shqiptare shpërndahen drogë dhe të rinjtë janë lehtësisht të ekspozuar në këtë fenomen i cili është i pakontrolluar nga qeveria dhe në gjykimin dhe propozimin tim duhet të ngrihen mekanizmat e duhur për ti mbrojtur të rinjtë dhe të ardhmen nga kjo gjë që po ndodh. Dhe çfarë mekanizmash keni menduar që si ta menaxhoni këtë situatë që është jashtëzakonisht shumë e dalë nga kontrolli ku fëmijë 13-14 vjeçar janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni dhe shteti i sheh por nuk vepron për këtë gjë. Dhe për sa i përket dhunës apo abuzimeve, unë personalisht do të gjykoja si një neglizhencë sepse nuk shoh që të ketë mbrojtje ligjore. Kemi parë mjaftueshëm raste të të rinjve që kane denoncuar dhe në fakt më mbrapa janë ndier të kërcënuar sepse nuk kanë pasur mbrojtje ligjore nga shteti. Kështu që besoj që edhe kjo duhet të vendoset në vëmendjen tuaj. Dhe për të gjitha këto që thashë dua ta bazoj fjalën time në një raport që është Indeksi i Progresit Rinor 2018 i cili është i mbështetur nga OSBE/ODIHR ku shpreh qartësisht dhe më vjen shumë keq për këtë gjë që po them, që të rinjtë shqiptarë për nivelin e mirëqenies në Shqipëri janë të fundit në Ballkan. Të fundit, dhe ky studim bazohet në arsim, në punësim, në shëndetësi, në siguri, në mundësi për të ecur në karrierë. Pra në të gjitha këto sfera që mendohet të jetë e ardhmja e të rinjve. Dhe prandaj e marrim sot përgjigjen që të rinjtë duan të rrinë këtu por largohen nga Shqipëria sepse këto mundësi nuk i shikojnë në Shqipëri duke pasur nje fond prej 0.01%, se kaq është fondi i Ministrisë së Arsimit vetëm për pjesën rinore. Më thoni me këtë fond, që ju bini vetë dakord që është shumë i ulët, çfarë prioriteti i ka dhënë qeveria të rinjve ? 0,01% prioritetin për tu larguar nga Shqipëria, sepse nuk e gjej dot. Dhe pyetja e fundit që kam është : në nëntor ju na u shprehët dhe na thatë që për aktivitetet rinore , që nuk e dinim se çfarë ishin këto aktivitete rinore që do bënit ju, ka një fond prej 48 milion lekësh. Çfarë aktivitetesh rinore keni parashikuar se atëherë nuk i dinit çfarë aktivitetesh do bënit. Çfarë aktivitetesh keni bërë deri tani? Çfarë fondi është shpenzuar dhe a jeni konsultuar ju me të rinjtë për këto aktivitete rinore? A përmbushin këto nevojat që kanë të rinjtë? Apo këto bëhen sepse duhet të përmbushim vetëm disa dokumenta dhe disa strategji dhe pastaj se për çfarë kanë nevojë të rinjtë nuk mendon njeri?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here