Deputeti i PD ia plas në fytyrë ministres Gjonaj: Nuk flet dot për Tahirin e Xhafajn, po për koleksionin pranverë-verë do të flasim?

0
686

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj e ka sulmuar me tone të ashpra, Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është paraqitur në Komisionin e Ligjeve për të raportuar, por çuditërisht, asnjërit prej deputetëve, as të opozitës, as të mazhorancës, nuk iu është dhënë ndonjë material për ta debatuar.

Pikërisht ky fakt e ka zemëruar ish-ministrin Enkelejd Alibeaj, që ka sulmuar kryearin e komisionit Ulsi Manjën dhe ministren Etilda Gjonaj:

“Jemi jo më larg se nja javë larg nga një moment historik, – tha Alibeaj, – kur Evropa do të japë notën e vlerësimit për shqiptarët për çeljen negociatave dhe kjo ka të bëjë në radhë të parë me luftën kundër kriminalitetit, sa është vullneti i qeverisë për ta luftuar.

Për t’i qëndruar strikt, rregullores së parlamentit, deri tani nga ju, kryetar,shoh se asnjërit prej deputetëve, opozitës jo e jo po me sa shoh edhe mazhorancës, nuk i është paraqitur ndonjë raport i shkruar prej institucionit që ka ardhur për të raportuar. Ju kujtoj se rregullorja dhe tradita e parlamentit është mëse e qartë, që duhet depozituar raporti i shkruar në mënyrë që deputetët të debatojnë.

Të paktën nga funksionari që ka ardhur sot është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flasë, por jo për çështjen e Saimir Tahirit!

Për çdo gjë mund të flasë, por jo për çështjen e Fatmir Xhafajt dhe Agron Xhafajt!

Për çdo gjë mund të flasë por jo për atë të Nazar Seitit për disa arsye të tjera. Pyetja është: Përse ka ardhur sot të flasë nëse nuk pranon të flasë nëse nuk ka ardhur për këto çështje?! Për koleksionin pranverë –verë të Miu-Miut do të flasim sot?!- theksoi Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here