Çfarë po ndodh me Skandalin Xhafaj? Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, prokurorët për të dytën herë në Itali

4

Për të dyten herë brenda pak javësh prokurorët që po hetojnë audio-përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë shkuar në Itali për të marrë kontakt me institucionet homologe që po kryejnë ekspertizën e zërit.  Njëri nga prokurorët e çështjes ka qëndruar në Itali javën që shkoi ku ka marrë kontakt me autoritetet për sqarimin e procedurave me qëllim që përgjigjia e kërkuar të mbërrijë sa më shpejt në Shqipëri.

Loading...

Shkak dyshohet të jetë bërë procedura që do të ndiqet për kryerjen eskpertizës së audio-përgjimit në një nga laboratorët e policisë së vendit fqinj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e regjistrimit të çështjes në Itali.
Dërgimi i zërit nga organi i akuzës me anë të letërporosive duket se ka hasur e probleme proceduriale që mund të vonojnë rezultatin e saj, pavarësisht angazhimit te disa institicioneve.

Burime nga organi i akuzës thonë se nuk është e nevojshme marrja e një tjetër kampioni zëri për Agron Xhafajn, pasi ai është marrë konform të gjitha procedurave ligjore në prani të nje eksperti dhe dhe të prokurorit të çështjes.
Madje i gjithë momenti i marrjes së zërit është filmuar nga ana e prokurorisë në cilësinë e provës.

Prokurorët janë duke hetuar edhe për dëshminë e një personi të dytë të paraqitur në polici dhe prokurori nga Novosela e Vlorës, i cili ka pohuar se ka qenë ai që ka imituar zërin e Agron Xhafajt pas kërkesës së Albert Veliut ose të njohur ndryshe Babalja.  Edhe zëri i tij mesohet si i është bashkuar monstrave për të cilat po zhvillohet ekspertiza për të vërtetuar deklarimet e dhëna prej tij./ora news

Loading...

4 Komente

  1. Po tani qe po ikin prokuroret e po e marin ne pyetje ca do thon kta te PD se filluan atehere jo hoqet prokuroret nuk do vazhdoj ceshtja jo andej jo ktej. Sa e sa balt kane hedhur

Lini nje pergjigje