Çfarë i ndodhi Vasilika Hysit në Komision? Pse u detyrua të dalë nga salla?

0
415

Salla ku u zhvillua sot mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka qenë aq e vogël sa nuk mund të rrinin të gjithë deputetët. Për shkak të pranisë së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, interesimi nga opozita dhe mazhoranca ishte i lartë.

I pari që u përball me mungesën e një karrigeje ku mund të ulej ishte deputeti i PS, Bashkim Fino. Ai u detyrua të qëndrojë disa minuta në këmbë deri sa e gjeti vendin e tij. Me të njëjtën situatë u përball edhe socialisti tjetër, Spartak Braho, që për shkak edhe të vonesës, e gjeti sallën të tejmbushur .

Ishte kolegu Arben Pëllumbi që i liroi vendin e tij Brahos, ndërsa ai vetë i kërkoi Vasilika Hysit që t’i lironte karrigen. Deputetja nuk e kundërshtoi kërkesën e kolegut dhe doli nga salla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here