ALARM/ Ja bilanci i shqiptarëve të larguar, BE: Në vitin 2017…

0
159

Janë ekzaktësisht 26.060 shqiptarët që gjatë 2017-ës kanë aplikuar për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian, thotë raporti më i fundit i zyrës europianëve të azilantëve.

Ky numër është në rënie të ndjeshme në krahasim me 2016-ën, kur aplikimet ishin 32 mijë. Shqiptarët janë të 7-tët në listën e azilantëve në Europë dhe të vetmit europianë të listës së 10 vendeve të para.

Ajo që vihet re nga shifrat është fakti se, është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil për motive të tjera, alternative deri diku, dhe të panjohura më parë. Kështu, numri i atyre që aplikojnë për mbrojtje është ngjitur nga 150 në 2013, në 995 në 2017.

Edhe numri i atyre që kanë aplikuar për status refugjati është trefishuar, nga 150 në 545, shkruan scan.tv. Shqiptarët ndërkohë, paçka se kanë një ndër normat më të ulta të pranimit të kërkesës për azil, në disa vende janë të parët.

Në Francë psh, kanë normën më të lartë mes shtetësive të tjera, plot 29% të kërkesave të pranuara. Nga ana tjetër, ndryshe nga kombësitë e tjera, shqiptarët kanë më shumë shanse të fitojnë në apel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here