Resorti luksoz “Santa Quaranta” është nxjerrë në shitje, ja shifra qesharake e shitjes

0
735

Zbulohet shifra qesharake me të cilën Ministria e Financave ka nxjerrë në ankand një nga resortet më luksozë të vendit, sekuestruar si pasuri e vënë nga krimi: resortin “Santa Quaranta” në pronësi të Klement Balilajt, të njohur si “Eskobari i Ballkanit”, person në kërkim ende.

Resorti luksoz “Santa Quaranta” është nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave me një çmim fillestar të caktuar nga Agjencia prej 336 milionë lekëshë, afërisht 3 milionë dollarësh.

Në njoftimin e dhënë specifikohet se pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë.

Qytetarët shqiptarë e panë në videot e publikuara nga Policia e Shtetit, bujën me të cilën u sekuestrua resorti i Klement Balilajt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here