Manjani bllokohet në Rinas/ Stafi i aeroportit “Nënë Tereza” po sheh futboll

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në Twitter, bën me dije se ndodhet në Rinas. Por nuk është ky lajmi.

Loading...

Manjani shkruan se në orën 21:00 është në Rinas dhe njerëzit janë bllokuar. Me ironi ai shkruan se stafi i aeroportit “Nënë Tereza” po sheh futboll.

“Nuk ka ndodhur ndonjë fluks i madh. Thjesht janë shkarkuar tre avionë njëkohësisht, siç ndodh rregullisht në këtë orë. Ama tabela “Mirë se vini në Shqipëri” është në punë. Normal Tabela nuk sheh futboll”, shkruan Manjani në Twitter.

Duket se tifozeria për ekipin Brazilian qenka i madh në Rinas, aq sa ka bllokuar lëvizjen.

Loading...

Lini nje pergjigje