Jonida Shehu rikthehet në ekran, zbulon detajet e emisionit

0
230

Pas largimit nga emisioni “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu ka qenë e angazhuar me disa projekte të tjera në prezantim por që kanë qenë afatshkurta. Ajo prezantoi përkrah Adi Krastës festivalin e “RTSH” dhe vetëm pak ditë më parë moderoi “Miss Shqipërinë”, në edicionin e 20-të, që u organizua në kalanë e Tiranës.

Përsa i përket rikthimit në ekran, ajo ka treguar se është duke shqyrtuar disa projekte për të zgjedhur se ku do të shkojë në sezonin e ri. Me sa duket, tani gjithçka është vendosur edhe pse akoma nuk do të zbulojë shumë. Në emisionin “Jo vetëm Modë”, moderatorja ka zbuluar se në shtator-tetor do të jetë periudha që e rikthen në ekran.

“Do të rikthehem sezonin e ri, ku nuk ta them dot për momentin. Janë edhe tre muaj përpara, çdo gjë mund të ndodhë edhe në minutën e fundit. Unë kam plan të rikthehem, të shpresojmë që çdo gjë të shkojë sipas planit deri në shtator-tetor”,- është shprehur Jonida.

E pyetur në fund nëse do të jetë një format i ngjashëm me atë që ka qenë më herët, Shehu përgjigjet shkurt: “Aspak i ngjashëm.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here