Ja kush konfirmohet pretendente në grupin e Argjentinës

0
168

Përfaqësuesja e Kroacisë ka marrë fitoren që i nevojitej për të hapur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen në Botëror, duke mundur 2-0 Nigerinë në duelin e parë.

Skuadra ballkanase, edhe pse nuk ka prodhuar shumë raste para portës kundërshtare sicc pritej, ka arritur të bëjë diferencën me yjet që ka në mesfushë e sidomos me Manxhukiç, i cili ishte protagonist në dy golat e skuadrës së tij, edhe pse nuk çoi vetë topin në rrjetë.

Në fakt, goli i parë ishte një goditje e tij me kokë, por që u devijua nga Etebo duke i dhënë avantazhin përfaqësueses kroate në minutën e 32-të. Më pas, Kroacia luajti shumë më kujdesshme dhe arriti të godiste përsëri skuadrën afrikane në momentin më të mirë të kësaj të fundit.

Këtë radhë Manxhukiç fitoi një penalti pas “përqafimit” në zonë të Ekong. Modriç nuk gaboi nga pika e bardhë (71′) duke dyfishuar shifrat e praktikisht duke mbyllur ndeshjen për ekipin e tij që administroi me qetësi rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Edhe pse nuk paraqiti lojën më të mirë, Kroacia udhëheq me tre pikë Grupin D. Pas saj renditen Argjentina dhe Islanda me nga një pikë secila, ndërsa mbyll renditjen Nigeria me 0 pikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here