Biznesmeni italian ka paditur Shqipërinë në tre gjyqe të ndryshme duke kërkuar qindra milionë euro dëmshpërblime

0
199

Fatura që po paguajnë qytetarët shqiptarë për sherrin e qeverise me biznesmenin italian Francesco Bechetti nuk ka fund. Këshilli i Ministrave lëvroi një tjetër fond prej 2.2 milionë eurosh për të paguar avokatët që po mbrojnë Shqipërinë në arbitrazh, pjesa më e madhe e të cilave shkon për proceset gjyqësore me kompanitë e Beçhetit.

Sipas vendimit, qeveria ka dhënë 1.2 milionë euro për studion ligjore “Goëling ËLG”, e cila përfaqëson Shqipërinë në tre procese me kompanitë e Bechetit dhe 1 milionë euro të tjera për gjyqin që qeveria ka me fondin e investimeve Anglo Adriatica-n. Paratë për të paguar këto studio do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët shqiptarë paguajnë  për konfliktin e qeverisë me biznesmenin italian. Qeveria ka dhënë disa herë të tjera më parë, fonde për avokatët që e mbrojnë atë në gjyqet me Bechettin duke e çuar koston totale të këtij konflikti në dhjetëra milionë euro.

Konfliktet

Biznesmeni italian i dëbuar nga qeveria shqiptare e ka paditur Shqipërinë në tre gjyqe të ndryshme në arbitrazh duke kërkuar qindra milionë euro dëmshpërblime. Gjyqi i parë lidhet me një vendim të ish kryeministrit socialist Fatos Nano.

Kompanitë Albaniabeg ambient sh.p.k., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. kanë hedhur në gjyq qeverinë shqiptare, duke i kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës për djegien e plehrave të sjella edhe nga Italia, duke prodhuar energji nga impianti termovalorizator.

Por veç këtij konflikti Becheti e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh edhe për dy çështje të tjera, atë që ka lidhje me hidrocentralin e Kalivaçit, ku shqiptar i kërkohet të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh për TVSH-në lidhur me këtë projekt.

Të gjitha këto gjyqe nisën pasi biznesmeni italian u akuzua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe prokuroria për pastrim parash tre vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here