Hervin Çuli sulmon ashpër Kabashin: Është gënjeshtar ordiner, refuzoi të luante role në teatër…

0
326

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në emisionin “ Kjo Javë” në Neës 24 ka folur për përplasjen që pati me aktorin Mirush Kabashi pak ditë më parë.

Çuli është shprehur në studio se nga statusi që bëri nuk heq asnjë presje dhe se ishte një status emocional por deklaratat e Kabashit i cilësoi si gënjeshtra ordinere, duke vazhduar sulmet ndaj tij.

Ishte një status emocional, nuk i heq asnjë presje, ajo gënjeshtër e trashë dhe ordinere. Më akuzoi për censurë. Në bord ka shumë persona të djathtë. Pra në rradhë të parë nuk më ka fyer mua por bordin. Zotëria shpif duke më cituar mua se i censurova shfaqjen por ajo u shfaq në skenë. Nuk ndjej asnjë “mea culpa” nga zotëria përballë” u shpreh Çuli.

Më tej Çuli foli edhe për pjeën e pagesës ku në postimin e tij e akuzoi aktorin Kabashi se e merrte rrogën kot. Përsëri në studio Çuli mbajti të njëjtin qëndrim që Kabashi ka refuzuar role dhe ka marrë rrogën pa luajtur asnjë rol.

Unë kamë përmendur se për 15 vjet ka marrë vetë një rol. Ky si 28 aktorët e tjerë pagueshe që të dilnin në skenë por zotëria refuzonte të dilte në skenë. Nuk i interesonte të luante asnjë rol me pagën që merrte në teatër”- tha Çuli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here