“Përleshje” mes Aktores Marjana Kondi dhe ministres Kumbaro. Fyerje dhe…

1

Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj ka patur përplasje të shumta mes grupit të aktorëve.

Loading...

Por përveç revoltës që i shprehën kryebashkiakut, gjatë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Debati i tyre për pak sa nuk u kthye në një përleshje fizike, pas konfliktit të hapur të kësaj të fundit me drejtorin aktual Hervin Çuli, i cili e pushoi nga puna pas 30 vitesh kontribut në Teatër.
Siç e zbulon edhe vetë aktorja në një sms të siguruar nga “BalkanWeb”gjithçka ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu drejtuar me emrin e gabuar, “ Si je Marjeta?”.
BISEDA
(Fotoja eshtë shkëputur nga biseda e aktores me një mikeshë)

Kondi thotë se ia ka hequr dhunshëm dorën duke iu përgjigjur “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”

Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”

Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë.

Loading...

1 Koment

  1. Turp per kete qeveri. U pushove o “Marjeta” se ke 30 vite eksperience pune. Mungojne profesionistet. E kupton apo jo. Duan rilindas si Her-ik Culi e Luftar Paja qe del si klloun para gjithe njerezve, me siguri per ndonje drejtorllek per djalin. Gjithe ate respekt qe kishim o Luftar e hodhe per 5 minuta. Me vjen keq per ty, nuk zhbehet njeriu keshtu Po eshte i shtrenjte ai teatri per te gjithe ne. Jo vetem per ju aktoret. Por do ta prishin sic prishen shume objekte. Nuk kthehen pas keta se po ju mbarojne oret. Skane kohe per te pritur. E ka thene ai Shalsi nuk do vjedhim si keta ne. Pra do vjedhin shume e me shume. Ju zente syte drita e diellit se ckemi ctu themi.

Lini nje pergjigje