Moderatorja nxjerr bllof deputetin e PS/ Flokë me mbjellje me një kosto 60 mijë euro…

0
180

Tashmë që emisionet politikë ua kanë lënë vendin atyre sportive, në kuadër të kampionatit botëror të futbollit, pjesë e paneleve vijojnë të jenë sërish zyrtarët e politikës.

Mbrëmë në emisionin “Top Arena” në Top Channel, ndër të ftuarit ishte edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi.

Ndër të tjera, gjatë emisionit moderatorja e re Fjoralba Ponari duket se ka vënë në siklet Shalsin, kur e ka pyetur nëse ishin të vërteta fjalët se ai ka kryer mbjellje flokësh, e që kapin një kosto prej 60 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, Shalsi i është përgjigjur moderatores me sportivitet, duke i thënë se është e lirë ta vërtetojë duke i tërhequr flokët.

Ai shtoi po ashtu, se ndryshon herë pas here pamjen e jashtme, sipas tij ashtu siç ka të drejtë të bëjë çdo njeri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here