Asqeriu i kthehet Veliajt: Sa dola unë, u censurua televizioni dhe unë si ti fola…?

0
213

Duke folur në protestën e aktorëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, aktori Bujar Asqeriu ka bërë ironi me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Asqeriu tha se pret nga Veliaj që pas në botërorin tjetër, atë pas 4 vitesh ta ftojë për të parë një ndeshje së bashku, pasi për këtë botëror nuk e fton.

Asqeriu denoncoi edhe televizionet duke i akuzuar për censurë edhe pse kishte qenë i të njëjtin mendim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për tolerancë 0 kundër korrupsionit.

‘Sa dola unë, u censurua televizioni, askush nuk e dha fjalën time. I rashë mu në zemër korrupsionit, luftova korrupsionin deri në zemër, se kështu jam unë.

Këtë që tha kryetari i Bashkisë, tolerancë 0 kundër hajdutëve , kështu thashë dhe unë.

Të krijohemi një front total bashkë me qytetarët për ta luftuar korrupsionin, por qytetarët kanë frikë, se po tha ai që për shkollën kam paguar, atë e heqin nga puna, apo nga shkolla. Duhet zhdukur frika, të rritet kurajo qytetare, të denoncojmë hajdutët. Mua m’u pre fjala. Thashë të ruajmë trashëgiminë kulturore, m’u pre fjala.

Dua t’i them, Veliajt, që pas katër vitesh të më ftojë të shohim një ndeshje botërori, se këtë kampionat nuk do të më ftojë se është i zemëruar me mua,” tha Asqeriu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here