U akuzua për vrasjen e Kasmit, ish-polici grek dëshmon për katër orë

0

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje dy ditë më parë për më shumë se katër orë, ish-policin grek, Efthymios Efthymious.

Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit Devi Kasmit.Ama ky i fundit nuk mban përgjegjësi dhe këmbëngul se është i pafashëm.

Sipas tij, Policia Shqiptare e ka bërë “kokë turku”, duke e arrestuar pa asnjë provë.

Ai ka thënë para hetuesve shqiptarë se në Shqipëri kishte ardhur për pushime dhe se nuk ka lidhje me Devi Kasmin.

“Unë jam i pafajshëm dhe nuk kam lidhje me atë vrasje. Jam përkushtuar gjithë jetën që të mbroj njerëzit dhe jo të vras”, ka thënë ai më tej.

“Policia shqiptare kishte nevojë për një “kokë turku” për të zgjidhur këtë çështje. Më kanë arrestuar pa asnjë lloj prove.

Pa gjurmë gishtash, pa analiza ADN-je, dhe vetëm me një informacion për një person me mjekër. Kjo nuk ka kuptim. Më akuzojnë si vrasës me pagesë. Nëse do isha i tillë, nuk do sillesha nëpër Tiranë pas ngjarjes, por do isha larguar”, ka thënë ish-polici grek.

Lini nje pergjigje