Revoltohet Arben Derhemi: Nuk lejojmë të preket asnjë centimetër, ai Jeruzalemi ynë

0
153

Aktori i njohur Arben Derhemi është shprehur sot në takimin e artistëve me kryebashkiakun Veliaj se komuniteti i artit nuk do të lejojë të preket asnjë centimetër nga godina aktuale e teatrit.

Ai tha se diskutimi mes komunitetit të artistëve dhe kryebashkiakut do të nisë, nëse garantohet që nuk shembet godina.

“Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm.

Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq.

Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika, ‘është Jeruzalem’.

Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cenohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet.

Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni”, tha Derhemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here