Presidenti Meta apel Veliajt të dëgjojë shqetësimin e artistëve: “Të ruajmë vlerat e trashëgimisë historike, kulturore”

0
135

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar sot se do të zhvillojë paradite një dëgjesë me artistët që kërkojnë mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. I ftuar në emisionin Koha për t’u zgjuar, Veliaj ka deklaruar me entuziazmin e tij të përhershëm se takimi me artistët është “një shans fantastik”, pasi ai do t’i sqarojë pse bashkia duhet ta zhvillojë këtë pronë, se “nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit”.

Kujtojmë se “ky shans fantastik”, Veliajt i erdhi pas një apeli që Presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri dje atij dhe Kryeministrit Edi Rama për ta dëgjuar shqetësimin e artistëve lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar. Në reagimin nga kreu i shtetit thuhej:

  • “Presidenti i Republikës bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.”

Megjithatë, Veliaj në studio tha se në orën 10:30 do të zhvillojë një konsultim publike me të gjitha palët, pro dhe kundër shembjes së Teatrit, por se kishte ardhur mundësia për t’u sjellë pak si “tirons të zgjuar”:  “Arsyeja pse bashkia është e përfshirë, – tha ai, –  është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa Teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë.

Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa Teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit. Kjo ishte një mundësi për t’u sjellë pak si tirons i zgjuar”, vazhdoi Veliaj duke ia përcjellë së largu artistëve jehonën e asaj që pritet t’u thojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here