Ngjarje e rëndë/ ‘Më jep 4 mijë euro ose të zhduk ty me vajzën’

0
251

Policia e Divjakës ka ndaluar 28-vjeçarin Kleanthi Todri, banues në Gradishtë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg, për veprën penale  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

Klenathi Todri një vit më parë u akuzua nga një nënë e re e divorcuar, me të cilën kishte pasur një raport të shkurtër, se e kishte kërcënuar me jetën e vajzës së saj 2-vjeçare nëse nuk i jepte 4 mijë euro.

“Më jep 4 mijë euro ose të zhduk ty dhe vajzën”, i shkroi Todri gruas së re në celular. Pas denoncimit, Todri përfundoi pas hekurave, por arriti ta fitonte shpejt lirinë me seanca gjyqësore.

Në gjyqin që u zhvillua verën e 2017-ës, Todri  para gjyqtarit tha se se nuk e kishte ditur se po kryente një vepër penale.  “E nisa si lojë, për shkak të prishjes së raportit. Nuk e dija se po kryeja një vepër penalë”, është shprehur ai në seancë. Po ashtu, e dinte se gruaja që e paditi nuk kishte pasuri. Nuk dihen më tej ecuria e proceseve gjyqësore, që bënë Todri të fitonte lirinë dhe kohë më vonë, të ishte Gjykata e Krimeve të Rënda që do ta dënonte me 7 muaj e 3  ditë burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here