Berat/ Aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin…

0
204

Një 55-vjeçar mbeti i plagosur në Berat në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

Shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin Andrea Prifti, i cili po lëvizte në këmbë. Shtetasi A.P ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Ndërkohjë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Në datën 14.06.2018, rreth orës 06:45 në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë, shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor A.P, 55 vjeç, banues në Moravë.

Shtetasi A.P ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë  Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here