ZBULON “DER SPIEGEL”/ Shqipëria e vetmja mundësi për kampin e refugjatëve

0

Nga Sonila Meço

Loading...

E freskët nga Der Spiegel:

Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qëndrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre, shprehet Kurz. I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e tij është: “Do ta shohim”.

Der Spiegel vijon me pyetjen e vetme në artikull, me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin vendin tonë si të vetmen mundësi.

Loading...

Lini nje pergjigje