VDEKJA E 20 VJEÇARES/ Autopsia shton dyshimet. Anxhela nuk ishte dhunuar por…

0
245

Ngjarja e rëndë e shënuar ditën e dielë në Torino të Italisë ku një 20 vjeçare shqiptare u rrah brutalisht dhe u hodh nga makina, ka futur në hetime të thella policinë italiane.

U tha fillimisht se Anxhela Meçani është dhunuar në makinë dhe më pas është hedhur në rrugë. Sakaq ka dalë autopsia për vdekjen e vajzës së re, ku përjashton mundësinë se është dhunuar.

Sipas autopsisë së publikuar nga mediat italiane, Anxhela lëndimet i mori gjatë rënies nga makina, ku mendohet se mund të jetë përplasur me një makinë tjetër. Rashë nga makina”, ka thënë për herë të fundit duke belbëzuar Anxhela Meçani, duke lënë të gjithë të pranishmit me dyshimin se ajo ka dashur ta fshehë të gjithë ngjarjen.

Sakaq po hetohet intensivisht për gjetjen e drejtuesit të automjetit, i cili aktualisht është zhdukur pa asnjë shenjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here