U masakrua në Itali/ Anxhelës para 5 muajsh i vdiq e ëma. Pse nuk mori pjesë në varrim?

0
132

Detaje tragjike dalin në dritë për 20-vjeçaren Anxhela Meçanit, e cila u masakrua deri në vdekje në Itali, në rrethana të paqarta. ‘BalkanWeb’ mëson se vetëm 5 muaj më parë vajza kishte humbur nënën e saj pas një sëmundje.

Babai i të resë nga Fieri, Dritan Mecani tha se Anxhela nuk kishte pasur dot mundësi të merrte vinte në funeralin e nënës së saj, pasi ishte pa dokumente në Itali.

“E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët. Bashkë me vajzën që vdiq, kam 4 fëmijë. Nusja para 5 muajsh më ka vdekur. Kë krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzës, s’dua të më ngel trupi i saj në Itali”, tha babai i Anxhela Meçanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here