Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar/ Vasili: “Beteja mes padijes dhe mediokritetit të Ramës dhe artit e talentit nga ana tjetër”

1
148

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar projektin e qeverisë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Në një analizë në Facebook, Vasili thotë se ky projekt i Edi Ramës duhet të ndalet sot.

Reagimi i plotë i Petrit Vasili:

Prishjen e teatrit e kerkon mllefi i te paditurve dhe te kompleksuarve. Duhen ndalur sot. Eshte e qarte per kedo qe per kryeministrin dhe per shplarovinat, qe e rrethojne ceshtja e prishjes nderteses se Teatrit Kombetar nuk eshte mundesia e tyre e fundit per te zhvatur e pervehtesuar pronen publike.

Ata zhvasin perdite fonde me koncesione e tendera dhe japin pa fund leje ndertimi, e nepermjet tyre grabisin e grabisin pa u ngopur.

Ceshtja e teatrit ne thelb eshte beteja mes padijes dhe mediokritetit te kryeministrit dhe artit e talentit te te talentuarve nga ana tjeter.Thene me thjesht konflikti mes deshtakut e te parealizuarit ne krye te pushtetit dhe te te realizuarve te sukseshmeve perballe tij.

Eshte kjo nje beteje shume me ashper se cdo beteje politike pasi e prin logjika e dhimbjes pa sherim te te deshtuarit, qe urren deri ne vdekje me ate qe shkelqen me artin e tij.

Teatri eshte simboli i qendreses mu ne mes te qytetit e simbolit te talenteve te medhenj, qe perqeshin cdo sekonde ata qe jane ne krye te pushtetit me te vetmen merite se jane deshtake,

mendjengushte,ziliqare

Ka edhe ca te tjere, qe me dhunen e arrogances duke shkulur nga themelet teatrin dhe simboliken qytetare te tij duan te qetesojne komplekset e tyre gjithfaresh dhe provincializmin asfiksues e te pandreqshem, qe do ti shoqeroje gjithe jeten.

Mbrojtja e nderteses se teatrit eshte sot me shume se nje mision.

Duke mbrojtur teatrin mbrohet iluminizmi,dija arti dhe qytetaria nga furia e inkuizicionit mesjetar te qeverise se padijes dhe obskurantizmit korruptiv e provincial.

Cdo dore e ngritur ne favor te ligjit me te zi te historise se Shqiperise per prishjen e teatrit,duhet konsideruar nje dore e zeze e nje ndergjegje te bere pis e qe do te beje pis gjithe vendin.

Mbrojtja e teatrit eshte nje mbrojtje per Shqiperine ditur te ardhmes kunder Shqiperise se vdekur e te paditur te se shkuares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Problemi i godines se teatrit po kthehet ne histori e femijve inatcore qe duan me cdo kusht tu plotesohet teka e tyre.Ketu nuk behet fjale kunder artit por ndertimin e ri te godines se teatrit.
    Godina ekzituese eshte nje arkitekture demode qe stonon me akitekturen e objekteve ne qender te Tiranes. Nuk perkrah Ramen ne kete rast se ai nuk e meriton por duhet te jem realist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here