Revoltohet Kokëdhima: Ta ndalojmë prishjen e Teatrit Kombëtar me trupat tanë…

0

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima ka thënë në ‘Fax News’  se ‘Zgjidhja’ është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, madje këtë e quajti një veprim mostruoz të Shqipërisë nëse ndodh.

Loading...

Nga ana tjetër ai u shpreh se do të mbështesë protestën e artistëve, duke shtuar se nëse ai do të ketë ftesë është i gatshëm të shkojë aty dhe të ndeshet fizikisht me “invazorët” e qeverisë për të ndaluar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Zgjidhja është kategorisht kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ajo nuk është shtëpia e Robert Ndrenikës, Kadri Roshit, Sandër Prosit apo figurave tjera shumë të ndritura por është monument i popullit tonë dhe nuk ka pse të prishet.

 Është akt i pastër hajdutërie dhe korrupsioni me ligj. I bëj ftesë qeverisë të tërhiqet nga ky veprim monstruoz. Ne jemi të gatshëm të mbështesim të deri në fund me trupat tanë rezistencën kundër prishje së Teatrit. Unë si kryetar partie nuk do shkoj pa ftesë por nëse më ftojnë jam i gatshëm të jem një nga ata, një grevist urie, një demonstrues, nje njeri që do përleshet fizikisht dhe trup më trup me ata invazorë të qeverisë që bëjnë veprime të tilla. Por Teatri Kombëtar ka filluar të prishet që kur u shkatërrua gara në Shqipëri, i bëjnë ato procedurat, vetëm emri i kompanisë fituese nuk vendoset, tani i bëjnë edhe me ligje”, tha ai.

Intervista e plotë:

Loading...

Lini nje pergjigje