Kaos në Sheshin e Kuq në Moskë, policia arreston “Mesin”: Vër maskë!

0
427

Një lajm i çuditshëm vjen nga Moska, një ditë para fillimit të Botërorit. Policia ruse është detyruar të arrestojë iranianin Reza Parastesh… se ngjan shumë me Lionel Mesin.

Iraniani është një “fotokopje” e mirëfilltë e argjentinasit dhe shumë shpesh njerëzit e ngatërronin edhe në vendlindjen e tij me yllin e Barcelonës.

Por me sa duket në Rusi njerëzit nuk mendonin se do të shihnin në rrugët e Moskës një kopje aq origjinale dhe dje, kur ai është shfaqur në Sheshin e Kuq me fanellën e Barcelonës, është krijuar aq kaos, sa u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Me qindra tifozë e kanë rrethuar menjëherë duke kujtuar se është origjinali për të bërë foto me të duke krijuar një situatë kaotike dhe policia e ka parë të arsyeshme që të shpërndante turmën dhe të shoqëronte në komisariat iranianin.

Ky i fundit më pas ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ecur përsëri në rrugët e Moskës, por duke mbajtur një maskë në fytyrë. Sipas miqve të tij që shpërndanë pamjet, këtë kërkesë ia kishte bërë policia ruse, pasi e kishte të pamundur të kontrollonte kaosin që shkaktohej kur kishte shumë tifozë rrotull.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here