Arben Derhemi thirrje publike: Të premten në orën 19:00 në Teatër për mbrojtjen nga vjedhja me ligj

0
Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Arben Derhemi në një prononcim publik me anë të një video të publikuar në Facebook nga “Nisma Thurrje” ka bërë thirrje qytetarëve për mbrojtjen e teatrit nga prishja.

Në thirrjen e tij publike Derhemi kërkon që qytetarët të mblidhen për të mbrojtur prishjen e teatrit nga vjedhja që po i bëhet pronës publike me ligj.

Për Derhemin qeveria kërkon shembjen e teatrit për të ndërtar kullat e betonit dhe të fshijnë kujtesën dhe zemrën e kulturës shqiptare.

Teatri Kombëtar nuk është vetëm i artistëve por pronë e gjithë shqiptarëve e gjithë Tiranës. Këta duan që ta shëmbin për të ndërtuar kullat e tyre dhe të fshijnë kujtesën dhe zemrën e kulturës shqiptare dhe ta zëvendësojnë me betonin e fitimeve të tyre. Mbrojtja e Teatrit Kombëtar është mbrojtje e pronës publike nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj. Eja të premten në Teatër të mbrojmë teatrin të mbrojmë pronën publike të mbrojmë qytetarinë. Të premten në orën 19:00 në Teatër!”- u shpreh Derhemi.

Lini nje pergjigje