VASILI: Rrofte bashkëqeverisja, qytetarët torturohen në rrugë

0

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka reaguar ne facebook pas kauzit te pashembullt te krijuar ne kurriz te qytetareve. Vasili ka ngritur shqetesimin per qytetaret e Durresit ku po torturohen cdo dite.

Postimi i plotë: 

Qytetaret qe shkojne drejt Durresit torturohen ne rruge, na rrofte bashkeqeverisja me qytetaret.

Qytetaret qe shkojne drejt Durresit po torturohen me ore te tera ne rruge.
Prova e nje ç’organizimi te tmerrshem te qeverise eshte pikerisht kjo torture e mijra qytetareve, qe duhet te durojne te nxehtit e jashtezakonshem,te humbasin kohe pa fund,te shpenzojne karburantin lume sepse qeveria çmendet dhe riparon rruget ne momentin me te gabuar.
Asnje mase lehtesuese nuk eshte marre,edhe rruga tjeter drejt Durresit e njohur si rruga e Kavajes eshte ne gjendje te mjerueshme si rruget pas luftes,rruget dytesore jane te fragmentuara e pa vazhdimesi,mjetet e renda qarkullojne ne mes te dites,policia s’ben asgje.Gjithshka eshte ne dore te zotit, qeveria nuk ekziston.
Nje kaos i pashembullt, qe bie ne menyre te pameshirshme mbi kurrizin e qytetareve vetem per shkak te nje qeverie te PAAFTE e TE SKLEROZUAR dhe qe i perçmon qytetaret.
Tani presim Shkollepakun te na jape sqarimet e tij edhe si inxhinier rrugesh i njohur qe eshte.

Lini nje pergjigje