UEFA dënon me 2 vjet Jashanicën, Skënderbeu: Çështjen do ta çojmë në CAS

0

Skënderbeu merr një tjetër penalitet, pas dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Mbrojtësi Kosovar Bajram Jashanica ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa Ligë.

Loading...

Jashanica do të lihet jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020. Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi dënimin 2-vjeçar për Bajram Jashanicën, për çështjen e dopingut, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut.

Korçarët njoftojnë se pavarësisht argumenteve për uljen e sanksionit UEFA nuk i ka dëgjuar dhe se kjo çështje do të shkojë në CAS.

Më poshtë, edhe reagimi i plotë:

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Pavaresisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqesorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.

Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.

Zyra për Shtyp,

KF Skënderbeu

Loading...

Lini nje pergjigje