Rekordet që pritet të thyhen në Botëror…

0

Të enjten do të nisë edicioni i 21 i Kupës së Botës në futboll dhe ka shumë rekorde që mund të thyhen siç është rasti i Gjermanisë.

Loading...

Që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010 kur u mund nga Spanja, skuadra e Loew ka 8 ndeshje pa humbje në një turne të tillë dhe në shënjestrën e saj është rekordi i Brazilit në periudhën 19-54-1966 me 13 sfida pa disfata.

Tjetër rekord është ai i Maradonës që ka 6 finalizime si kapiten i Argjentinës, rekord që rrezikohet pikërisht nga ai që konsiderohet si pasuesi i tij, Lionel Messit të cilit i duhen vetëm 3 gola për të kaluar atë që në 2010 ka qenë edhe trajneri i tij.

Thomas Muller është një tjetër futbollist që kërkon të vendosë një rekord, atë të shënimit të 5 golave në një edicion tëv Kupës së Botës për të tretën herë në karrierë. Nëse ai e arrin këtë, do të kalojë Miroslav Klosen e peruanin Cubillas të vetmit që kanë shënuar më shumë se 4 gola në një edicion Kupe Bote më shumë se 1 herë. Për t’u theksuar është se Klose është shënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola të shënuar.

Rekorde të tjera që pritet të thyhen nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatet në fushën e lojës sic është rasti i kombinimit të moshës së trajnerit të uruguajit, Oscar Tabarez dhe atij të Portugalisë, Fernando Santos që shkon 135 vjeç e 3 muaj duke kaluar moshën e kombinuar të Otto Rehagel e Lars Lagerbak në 2010, 133 vjeç e 9 muaj.

Duke qëndruar te mosha, futbollisti më i vjetër në këtë edicion të Kupës së Botës do të jetë portieri i Essam El Hadary. nëse ai do të aktivizohet në këtë eveniment do të jetë portieri me moshën më të madhe që do të luajë 45 vjeç e 5 muaj duke thyer rekordin e Mondragon që luajti në Kupën e Botës në moshën 43 vjeçare.

Loading...

Lini nje pergjigje