Prishtja e Teatrit Kombëtar/ Revoltohet Mirush Kabashi: Koha është e maskarenjve, Rama ka krijuar armiqësi ndaj artistëve

0

Artisti i mirënjohur Mirush Kabashi është një ndër artistët më aktivë në protestat kundër shëmbjes së godinës së Teatrit Kombëtar, të cilat vijojnë që prej muajit shkurt të këtij viti. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, aktori Mirush Kabashi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth projektligjit të qeverisë për shëmbjen e Teatrit, dhe hapat që do të ndërmarrë komuniteti i artistëve nisur nga kjoë situatë.

Loading...

 

 

Shumë nga artistët e Teatrit i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë deri të premten për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe do të ngujohen brenda ambjenteve të Teatrit Kombëtar në një protestë pa afat.

Duke komentuar këtë situatë, Mirush Kabashi tha se kryeministri Rama ka krijuar një lloj armiqësie ndaj artistëve.

“Përpara disa muajsh kam pasur një telefonatë nga Tin Basha, i cili më tha se do grumbulloheni të gjithë për Teatrin. Unë kam folur, por nuk kam marrë iniciativë të bëj protagonistin, duhet ta bëjnë të rinjtë tani”, u shpreh aktori Mirush Kabashi.

PJESE NGA INTERVISTA

Koha është e maskarenjve, por atdheu, teatri është i yni dhe i shqiptarëve, ishte fraza juaj. Besoni vërtet se do e shpëtoni godinën?
Të rrëmben profesioni. Edhe pse kam 50 vjet karrierë skenike, nuk më kishte shkuar mendja se do bia në këtë absurde ku luftojmë për teatrin. Teatri ndiqet nga shumë spektatorë. Kemi shumë mbështetje. Edhe ju masmedia e konsideroni si një problem mjaft të madh dëmin që po i bëhet teatrit, besoj në mbështetjen që ka për ruajtjen e teatrit. “Ne luftojmë për të drejtën tonë”.

Mendoni që jeni të parëndësishëm, të papërfillshëm te kryeministri, pasi lutjet tuaja janë në vesh të shurdhër?
Nuk janë lutje, janë kërkesë për të drejtën tonë. Në Evropë njihemi përmes bëmave të liga, të drogës, krimit. Të neglizhosh kulturën është e turpshme.

Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?
Ka krijuar një lloj armiqësie ndaj artistëve. Edhe 20 vite më parë ai ka tentuar këtë gjë. Kryeministri më ka shkruar një herë për ditëlindje dhe atëherë i kam ruajtur numrin dhe po në atë numër i kam shkruar kur u hapën negociatat dhe i thashë: ‘Urime, dhe uroj që mosmarrëveshjet e reja ti zgjidhim mbi bazat e argumentit, arsyes dhe respektit reciprok. E trupshme që kryeministrinë e nderoi një figurë si Robert Ndrenika dhe kryeministri nuk i dha fjalën. Artistët kultivohen në dekada, janë përfaqësues të ADN së një Shqipërie. Jemi ndjerë të ofenduar nga kjo sjellje ndaj Ndrenikës”

Kemi tentuar disa herë t’i marrim intervistë Ndrenikës, por ka një lloj refuzimi…
Nuk është mirë me shëndet, mbart shumë emocione. Ne e kemi të përgjegjshme fjalën, mendohemi mirë para se të flasim.

Loading...

Lini nje pergjigje