Prishja e Teatri Kombëtar/ Ndrenika flet hapur: Lu i ka para syve ‘peshqit e mëdhenj’

0

Aktori i madh shqiptar, Robert Ndrenika, edhe njëherë ka dalë hapur kundër prishjes së teatrit Kombëtar.

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Studio e hapur’, Ndrenika tha se Rama i gënjeu artistët, ndërsa i bëri thirrje ambasadorit Lu që të jetë më i vëmendshëm, pasi peshqit e mëdhenj i ka para syve.

‘Rama nuk e mbajti fjalën për teatrorin. Atë që më bëri Rama nuk ma ka bërë njeri. Projekti i teatrit duhet bërë transparent. Donald Lu i ka para syve peshqit e mëdhenj. Kjo që po bën kjo qeveri është një vjedhje’, deklaroi Ndrenika.

Lini nje pergjigje