Tre lojtarë “braktisin” Sportingun, mes tyre dhe objektivi i Manchester United

0
213

Sulmi gjatë stërvitjes nga disa njerëz me maska ka detyruar 3 yje të Sporting Lisbonë të kërkojnë largimin e skuadra portugeze.

Sipas mediave italiane, treshja e përbërë prej Bruno Fernandes, William Carvalho dhe Gelson Martins kanë dërguar me “email” një dokumentacion ku thuhet se dëshirojnë t’i japin fund kontratave sportive gjatë kësaj vere të jenë lojtarë të lirë.

Më parë këtë dokumentacion e kishte plotësuar portieri Rui Patricio tani tre futbollistët në fjalë po ndjekin rrugën e tij.

Nëse pranohet, ata do të bëhen objektiva të nxehtë në tregun e transferimeve.

E ardhmja e tyre është e lidhur me skuadrat më me zë në Europë, ku mund të kujtojmë interesin e Manchester United për mesfushorin sulmues Gelson Martins.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here