Edmond dhe Erald Preçi nga qyteti i Lezhës janë masakruar me thika mbrëmjen e të shtunës në Londër.
Eraldi
35-vjeçari Edmond Preçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa vëllai i tij Eraldi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në Greens Lane, pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës.
Viktima u gjet i plagosur në gjendje kritike për jetën në sheshin ku dhe ndërroi jetë.
Edmondi
Autoritetet po presin ekspertizën mjeko ligjore të trupit, ndërsa kanë nisur hetimet për nisjen e konfliktit.
Pista kryesore është ajo e përplasjes midis dy grupeve rivale në rrugët e Londrës.
Në rrjetin social “Facebook”, babai i dy vëllezërve ka shpërndarë shiritin e zi dhe lajmëron ndarjen nga jeta të birit të tij.
Discussion about this post