Rovena Dilo surprizon me deklaratën për balerinin: Rri pa gjumë dhe i lutem Zotit për të

0
296

Për këngëtaren e njohur Rovena Dilo, njohja me Eltonin do të ndodhte në një moment jo shumë lehtë për të,  fiks pas divorcit aq shumë të përfolur me ish-futbollistin, Florian Riza. Ndarja përkoi me pranimin e ofertës nga ana e saj për të qenë pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars 2015”, ku kishte për partner balerinin disa vite më të ri në moshë.

Në fillim u duk se mes tyre pati vetëm kimi skenike, por duke qenë se çifti vazhduan të shoqëroheshin edhe pas mbylljes së spektaklit, lidhja e tyre mori tjetër kuptim. Ata u komentuan në media si çifti me i ri i showbiz-it plot tri vite më parë. Detaji i parë që tregoi se çifti ishin në një raport më tepër se profesional ishte kartolina e Krishtlindjeve që Rovena Dilo shpërndau për ndjekësit, ku këngëtarja dhe balerini u shfaqën si çift për urimin e fundvitit.
Rastësia apo fati do t’i vendoste sërish dy artistët së bashku në edicioni e sivjetshëm të Dancing, i cili risolli në skenë çiftet më të mira të gjitha edicioneve. Edhe pse nuk prekën e skenës e finales, Rovena dhe Eltoni na treguan sërish që shkëndijat mes tyre ishin të vërteta dhe se diferenca në mosh apo detaje të tjera nuk kishin rëndësi.

Dyshimet se lidhja e tyre tejkalonte prizmin artistik u përforcuan sidomoas pas deklaratës së Rovenës në “Top Show” ku e quajti Eltonin “fryma ime”. Gjithmonë bashkë jo vetëm për darka e argëtime, por edhe si bashkëpunëtorë në projekte të ndryshme artistike. Vetë çifti ka preferuar të luajë pak me idenë nëse janë apo s’janë bashkë,ndonëse prania e tyre në “Thumb” ka rindezur dyshimet se janë një çift, i lumtur dhe i dashuruar si kurrë më parë.

Teksa kanë diskutuar në studion e Aulonës dhe Fatmës për projektet e ardhshme balerini ka bërë shaka me faktin që ai ulet dhe punon teksa Rovena “fle gjumë”. E pikërisht në këtë moment këngëtarja është shprehur se në fakt ajo edhe kur fle lutet që Eltioni të ketë sa më shumë frymëzim e suksese.
“Rri pa gjumë dhe mendoj dhe them: O Zot ndihmoje “Token” dhe jepi fuqi dhe frymëzoje.”,- u shpreh Rovena. Sa deklaratë e bukur dashurie, oops apo ishin vetëm miq këta të dy?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here