Nejmar shpërthen pas miqësores me Austrinë: Nuk ishte futboll, por UFC

0
236

Brazili ka fituar me lehtësi sot 3-0 ndaj Austrisë, teksa futbollistët e udhëhequr nga Tite dhuruan spektakël. Austriakët ndërkohë bënë një lojë shumë të ashpër, që solli dhe reagimin e ashpër të Nejmarit pas ndeshjes.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar. Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara”, ka thënë ylli brazilian pas miqësores.

Ndeshja e parë e Brazilit në Kupën e Botës do të jetë ndaj një kundërshtari të përafërt me austriakët, pikërisht me Zvicrën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here