Gazeta prestigjioze “Marca” ka një lajm shumë të keq për Sadikun

0

Armando Sadiku do ta mbyllë shumë shpejt aventurën në La Liga. Bomberi i Kombëtares këtë verë duhet të gjejë një tjetër destinacion sipas gazetës “Marca”.

Ai u transferuar në janar nga Legia e Varshavës te skuadra valenciane. Në analizën e “Marca”-s shkruhet se trajneri Paco Lopez ka një plan për sulmin, por në këtë plan nuk bën pjesë Sadiku, ndaj klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të.

Boateng dhe Roxher janë dy elementët kryesorë të repartit të avancuar ku do të mbështetet trajneri, ndërkohë që kërkohen dhe dy sulmues cilësorë në merkato. Sadiku, që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, ose në formë huazimi.

Të ardhmen e Sadikut do ta vendosin ofertat që do të vijnë te Levante për kartonin e tij.

Lini nje pergjigje