Derhemi nuk përmbahet ndaj Ramës: O kryeministër që të gënjen mendja se je dikushi. Do kesh luftë…

0

Artistët kanë protestuar sërish kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar duke e cilësuar si një akt mjaft të rëndë ndaj historisë dhe kulturës shqiptare.

Loading...

Aktori Arben Derhemi në fjalën e tij ka shpëthyer kundër kryeministrit Rama. Duke e paralajmëruar se godina e Teatrit Kombëtar do të mbrohet me çdo çmim.

“Jemi shumë të butë, nuk ka më vend për të qenë kaq të butë, duhet të marrim në dorë fatin e Teatrit. O kryeministër që të gënjen mendja se je dikushi, as mos të shkojë mendja se mund ta shembësh, vetëm nëse shkel mbi trupat tanë. E vetmja rrugë është lufta. Le ta mbrojmë historinë me të gjitha mjetet, i lutem shumë popullit të Tiranës, të vijnë dhe të na mbështesë”, tha ndër të tjera Arben Derhemi.

F.X

Loading...

Lini nje pergjigje