Vrasja në Durrës/ Nuk doja ta vrisja gruan time, e shtyva, ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë…

0
215

Adriana Shaholli, 40 vjeçarja nënë e 6 fëmijëve, humbi jetën në spitalin e Durrësit mbrëmjen e së premtes 8 qershor 2018, pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.

Një konfklikt verbal mes tyre ka agravuar në përplasje fizike dhe më pas Çlirim Shaholli 42 vjeç e ka shtyrë të shoqen dhe kjo e fundit ka rënë me kokë në çimento.

Edhe pse e ka dërguar në Urgjencën e spitalit të Durrësit, bluzat e bardha nuk mundën ta mbanin në jetë Adrianën, e cila vdiq për shkak të plagëve të marra.

Të afërmit e çiftit tregojnë momentin që morën  lajmin.

“Kanë 6 fëmijë, djalin e madh e ka të rritur në shkollë të mesme. Gocat e vogla. Jetonin me një rrogë, punonte vetëm e shoqja. Ne ishëm në punë, na morën në telefon. Kur erdhëm ne çdo gjë kishte mbaruar”.

Policia arrestoi Çlirim Shahollin, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. U zimë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment , ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here