Përfshihet nga flakët një makinë, plagoset…

0

Një efektiv policie i komisariatit të Cërrikut ka marrë plagë në trup pasi makina me të cilën ai po udhëtonte është përfshirë nga flakët.

Burime bëjnë me dije se mjeti i drejtuar nga punonjësi i policisë Dritan Meçaj, është përfshirë edhe nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostime -Gramsh, pranë fshatit Banje. Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën ku po udhëtonte efektivi i policisë.

Lini nje pergjigje