Grisja e banderolave në Fier/ Reagon ashpër Basha: “Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin”

0
371

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka dënuar veprimin e sotëm të policisë në Fier, ku drejtori i policisë gris  banderolat e protestuesve.

Përmes një deklarate për mediat, Basha thekson se kjo pamje është mjaft e qartë, e cila tregon se ku ka degjeneruar policia e shteti nën drejtimin e dyshes Rama-Xhafaj.

Ja deklarata e Bashës:

Shihni si ka përfunduar policia e shtetit: një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!

Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, – sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin. Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit.

Shikoni hendekun e madh që ekziston sot në Shqipëri mes qytetarëve europianë dhe shtetit antieuropian. Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin që Shqipëria të hyjë në BE, por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin kundër drogës dhe krimit.

Shikoni gjithashtu nervozizimin e policëve si shenjë e një sistemi që po rrëzohet, siç rrëzohen regjimet antipopullore dhe antidemokratike. Qytetarët europianë po triumfojnë përditë mbi qeveritarët antieuropianë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here