Varfëria nuk luftohet me bamirësi, as me “përunjësinë e” kryeministrit

0
238

Dr. Ndriçim Mehmeti

 Pothuaj çdo ditë ose së paku 5 herë në jave ndjekim emisione televizive që na sjellin ndërmend se Shqipëria nuk është aq e përkorë sa e bën kryeministri dhe nuk është gjithashtu as si mendojmë ne. Shqipëria është më keq se sa e mendojmë ne dhe shumë keq se atë që na paraqet kryeministri në kanalin e tij privat . Rasti më i fundit(por që me siguri do të fshihet shpejt nga memoria sa të dali një tjetër) është ai i gjashtë fëmijëve jetim, të cilët kanë mbetur ën mes të rrugëve. Një emision televiziv mori përsipër të ndërgjegjësonte njerëzi se ky është një rast i tmerrshëm, se duhej aktorët ndihmë urgjente prej strehimit, shkollimit e deri në krijimin e kushteve bazike për jetesë etj. Madje nuk nguroi që në studiot e televizionit të cilin, pak vite më parë e injoronte tërësisht me shprehjen, “të fala Sandrit”, të zbarkonte vetë i madhi, i gjithëfuqishmi, çudibërësi dhe zgjidhësi i halleve të mëdha, Komandanti. Të thuash se të vjen për të vjellë është pak. Të kujtosh shprehjen, “të kesh dy që një ta çash e një ta mbash”, mbase ka kuptim. Akoma më kuptimplotë është shprehja: “Të vret natën e të qan ditën”

Ku ishin “fshehur” gjashtë vajza jetime, që askush nuk i shikonte e aq më pak qeveria jonë që së fundmi “jo vetëm e kap lepurin me qere, por hipën vet lepuri në qere?

Vajzat shin aty në mes të vendit. Jetonin mes njerëzve, në sytë e pushtetarëve, në sytë e Shërbimit Social, Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në sytë e zëvendësministres për Kujdesin Social prej 8 vitesh Bardhylka Kospiri, në sytë e Ministres së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Manastirliu, në sytë e deputetëve dhe gjithkujt që ka për detyrë të merret me menaxhimin dhe kujdesin për jetën e përditshme të qytetarëve e Shqipërisë. Si nuk ranë në sy të gjithë këtyre strukturave gjashtë vajza, pa nënë, a babë, pa mjete jetese dhe krejt të braktisura, në shtetin, ku ato kanë lindur jetojnë dhe prindërit e tyre sa kohë kanë jetuar kanë kontribuar modestisht përmes punës dhe taksave që kanë paguar? Edhe sikur të rendisësh edhe 100 pyetje të tilla, përsëri nuk merr do një përgjigje nga ata që kanë detyrim të të japin një të tillë. Për shumë arsye. A janë me dhjetëra fëmijë që lypin çdo ditë në dimër, verë, vjeshtë, pranverë, në të ftohët e në të nxehtë në mes të Tiranës dhe “askush nuk i sheh”? Ata i gjen kudo, përballë Kryeministrisë, parlamentit, Shërbimit Social, Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në pedonalen ngjitur me Ministrinë e Brendshme, ngjitur me ish-Ministrinë e Lumturisë (Mirëqenies ) Sociale, etj. Kush e ngriti zërin për ta? Kush foli një fjalë, kush bëri një emision për minoren që mësohen që në moshë të herët, të lypin? Askush, pasi ata mbahen me bamirësinë dhe shpirtmadhësinë e njerëzve, nxjerrin ndonjë lek dhe nuk kanë pse ankohen. Ky është arsyetimi i ftohtë e vrastar që i bën qeveria dhe vetë kryeministri doemos. Ku ishte qeveris kur një grua rrihej në mënyrë barbarë me fëmijën në krahë në mes të rrugës, pikërisht ën qytetin ku mori votat kryeministri. Askund. A i mori shteti zvarrë qytetarët e Kukësit përfshi dhe fqinjët e gjashtë vajzave për t tërë natën me brekë e kanotierë, në emër të “zbatimit të ligjit”, ndërsa jetimet nuk i shikonte dot prej muaj e vitesh se ku jetonin, hanin, shkolloheshin, laheshin etj. Unë besoj se “nuk i kanë parë” përndryshe do të ishin marrë masa urgjente, që ato të vijonin të jetonin në skamjen Qeveria vendos një polic në shkolla dhe njëkohësisht mbyll sytë për rritjen e numrit të aborteve nga vajzat në moshën 13-18 vjeç. Këta fëmijë nuk janë pjesë e agjendës së qeverisë se “duan dhe e bëjnë vetë me ndërgjegjje gjithçka”. Vajza të reja drogohen, djem të rinj po ashtu, por përsëri qeveria nuk është aty, pasi “syri dhe veshi” i saj janë të ashtuquajturit oficer sigurie në shkolla, që nuk dinë edhe vetë përse janë aty. Qeveria nuk është edhe kur fëmijët rrezikojnë  jetën për të shkuar në shkolla. Për të evituar këtë problematikë, të cilën shteti nuk i sheh, individët i bien shkurt fare: Heqin fëmijët nga shkolla. Po ashtu shteti është pajtuar ndër vite me fenomenin e gjakmarrjes, duke i kufizuar me heshtjen dhe paaftësinë vet lirinë qindra fëmijëve, në atë që ne e quajmë regjim demokratik. Edhe në këtë rast askush nuk foli dhe asnjë nuk bëri emision e pale më të kujdeset për shkollimin e këtyre fëmijëve.

Po përse i duhej kaq shumë bamirësia për gjatë jetimet komandantit tënë?

Në mungesë të punës që duhet të bëjë çdo ditë, me nerva të prishura nga refuzimi i Evropës, skandalet qeveritare që zënë njëra-tjetrën çdo javë, kryeministrit i duhej të tregonte “fytyrën” humane përpara miletit që “mezi e presin gojëhapur” I pudrosur serioz dhe shpotitës, komandanti zbret në studion e televizionit që dikur urrente më shumë dhe fillon të na tregojë broçkulla i ndjekur nga kureshtja e të ftuarve. Nuk pati kush guximin ta pyes: “Zoti Kryeministër pse nuk e mendove me kaq shpirtmadhësi taksën që u vendose për rrugën, bashkëqytetarëve të jetimeve” A do të paguajnë këto jetime 10 euro për të shkuar dhe vizituar varrin e prindërve të tyre? Kush është fytyra e vërtetë e shtetit, ajo që u tregua me rastin e revoltës së ligjshme të qytetarëve të Kukësit, apo ajo që tregon “kryeministri me përunjësi”. Por sido që të jetë në fund të fundit komandanti bëri mirë që dolli në ekran.  Me këtë rast, ne “mësuam” një gjë të madhe nga ai që u mburr se do të bëjë shtet: Shteti nuk e ka vrarë mendjen fare për një ngjarje tragjike të ndodhur para syve të tij. Dhe këtë e pohon vetë i madhi, në vlerësimin që i bën situatën së gjashtë jetimeve: “Rastin që jemi mbledhur këtu bëhet fjalë për një tragjedi në proporcione të jashtëzakonshme dhe janë për t’u falëndëruar të gjithë ata njerëz që merren me zbulimin dhe evidentimin e këtyre rasteve, por edhe spontaniteti i shumë njerëzve. Ky është një problem që shoqëria jonë fatkeqësisht e ka. Shoqëria jonë e ka një reagim të menjëhershëm kur një rast i ngjashëm shfaqet, ka një reagim spontan, por kur vjen puna tek ai spontaniteti i strukturuar dhe sistematik që është karakteristikë e atyre vendeve që kanë një shtet solid, këtu kemi edhe mangësitë tona. Kur vjen puna tek solidariteti i strukturuar ne kemi shumë boshlliqe.” Ky na i paraqet rastin, “sikur jemi mbledhur”, për muhabet kafeje dhe na dolli një hall. Ky është kryeministri që duhej të mblidhej me strukturat e veta dhe ta kishte zgjidhur këtë rast, që për fat u bë publik. Ky është kryeministri që na u mburr se bëri shtet, se u gjendet pranë njerëzve me platformat e bashkëqeverisje e me monologjet (dëgjesat) publike të tij. Por kryeministri na tha një gjë të madhe: “Nëse jeni në pikë të hallit, unë dhe qeveria ime nuk ju ndihmojmë pasi ende ne nuk jemi një shtet solid dhe i strukturuar dhe sistematik për të identifikuar problemet e qytetarëve tanë. Kemi shumë boshlliqe”.

Tani ju ngelet të besoni atë që thotë kryeministri drejtpërdrejtë, por mund të besoni dhe atë që shikoni të trukuar në ERTV alias ERTM (mashtrimi).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here