Lajm anormal/ Vasili: Shqipëria është një vend i papërshtatshëm për këto detyra delikate

0
117

Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit bullgar, për mundësinë e ngritjes në Shqipëri të një qendre koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS, kreu i grupit parlamentar të LSI thotë se një lajm i tillë është anormal.

“Është anormale që një lajm i tillë për ngritjen e një qendre koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS, tu jepet shqiptarëve nga kryeministri i një vendi tjetër. Është e papranueshme që për një strukturë që do të vendoset në Shqipëri të tjerët nga jashtë të na e thonë dhe ky është një skandal i vërtetë”, shprehet Vasili.

Në një intervistë për gazetën “Standard”, Vasili thotë se Shqipëria është një vend i papërshtatshëm për këto detyra delikate.

Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit bullgar në Tiranë, cili është mendimi juaj për mundësinë e ngritjes në Shqipëri të një qendre koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS?

Është anormale që një lajm i tillë për ngritjen e një qendre koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS, tu jepet shqiptarëve nga kryeministri i një vendi tjetër. Është e papranueshme që për një strukturë që do të vendoset në Shqipëri të tjerët nga jashtë të na e thonë dhe ky është një skandal i vërtetë. Kërrkush nuk di sot asgjë më shumë nga c’dëgjoi nga një kryeministër i huaj në një konferencë shtypi, thuajse po i bënin një dhuratë Shqipërisë dhe po bëhej një garë se kush e kush do ta thoshte më parë këtë sihariq të madh. Ndaj sot çdo gjë është e paqartë, është e qartë vetëm që kryeministri shqiptar u fshihet shqiptarëve kërkon të vërë ata përpara faktit të kryer siç tentoi të bënte edhe me armët kimike ku sjellja e tij ishte po e njëjtë si dy pika uji me këtë të sotmen.

Në Shqipëri janë tashmë të strehuar 3 mijë muxhahedinë iranianë, anëtarë të opozitës së Iranit dhe tani mundësia është, që të vijnë edhe luftëtarë të ISIS. A i ka kapacitetet vendi ynë për të marrë përsipër një mision të tillë? Duke mbetur në këtë pikë, sa sipas jush rrezikohet siguria e vendit?

Është e qartë për këdo qe për shkak të një qeverisje thellësisht të inkriminuar Shqipëria ka sot më pak siguri dhe institucione të sigurisë kombëtare, që nuk gëzojnë aspak besim, që janë të përfshira në trafiqe, qe janë dekonsipruese edhe të aksioneve që nisin nga jashtë nga shërbimet partnere dhe në vend se të jenë bashkëluftëtarë në betejën ndaj trafiqeve dhe krimit janë instrument në duart e tyre. Për këto arsye të mëdha qeveria është një partner i gabuar dhe Shqipëria është një vend i papërshtatshëm për këto detyra delikate, pasi qeveria e cila ka detyrë që të prodhojë siguri publike të lartë për qytetarët e saj, një detyrë të cilës i ka munguar thellësisht dhe me dashje, kësisoj çdo ngarkesë e mëtejshme me ccështje të tilla delikate do të ishte një problem më shumë për qytetarët shqiptarëe.

Si në rastin e muxhahedinëve, por sidomos tani të luftëtarëve të ISIS, vendimmarja është në dorën e qeverisë. Mendoni se vendime të tilla me rëndësi për sigurinë e të ardhmen e vendit duhet të jenë në dorë të Parlamentit?

Ashtu si në rastin e muhaxhedinëve vendime të tilla që shtrihen në kohë të gjatë,që janë tepër delikate për specifikën e tyre dhe që kanë të bëjnë drejtpersëdrejti me sigurinë publike të qytetarëve duhet të jenë atribut i vendimarrjes së parlamentit ku të sqarohet qartë 1. pse vende të tjera më të fuqishme se Shqipëria në çdo pikëpamje nuk i marrin përsipër këto probleme,2.a janë shqiptarët të gatshëm të pranojnë probleme të tilla delikate dhe më shumë të panjohura,3.cili është bilanci pas analizës mes efekteve dhe negative të këtyre sipërmarrjeve politike,4.pse qeveria sistematikisht i shmanget transparencës me publikun dhe veçanërisht me parlamentin.

Pa asnjë diskutim që vendimarrje të tilla duhet të jenë në mënyrë të padiskutueshme vendmarrje e parlamentit si përfaqësuesi i vullnetit të të gjithë popullit.

Duket paradoksale në fakt, kur mendon se vendit i ikin cdo vit mijëra qytetarë, një pjesë me llotari amerikane e një pjese përmes emigrimit illegal e ndërsa së fundmi po i bashkohen muxhahedinë e luftëtarë të ISIS. Ç’po ndodh sipas jush me Shqipërinë?

Është vërtet paradoksale dhe pjesë e një strategjie të ligë që Shqipëria qeveritare shfaqet mikpritëse dhe zemërdhembshur për këdo, por paraqitet në të njëjtën kohë tepër e egër vetë qeveria me shqiptarët vete të cilët ikin me dhjetra mijëra nga vendi për shkak të një qeverisje të keqe dhe të një kryeministri që ngazëllehet e thotë se ska asnjë problem se qindra mijëra shqiptarë braktisin vendin dhe ku për emigracionin nga 7 në 17 vjeç jemi vendi i parë në Europë dhe ku 56% e shqiptarëve duan të ikin shumë më shume se sa sirianët që po përballen me një luftë shumë të egër.

I shihni këto lëvizje të qeverisë si veprime që synojnë faktorizimin e Shqipërisë ne Evropë e më gjerë apo si lëvizje taktike me interesa të qarta politike në favor të mazhorancës e në kurriz të qytetarëve?

Pa asnjë dilemë do tu thosha se këto lëvizje janë produkt i një taktike për interesa politike të çastit të qeverisë, pasi një qeveri që ka qëllime të mira ja bën trasparente problemin popullit të saj dhe veçanërisht parlamentit nga ku edhe lind çdo qeveri,dhe nuk ka pse fshihet dhe nuk ka pse vepron me strategjinë e faktit të kryer. Kryeministri është thjesht administratori i rradhës së qeverisjes së rradhës, ndërsa interesat e Shqipërisë janë afatgjata ato tejkalojnë shumë mandatet e qeverive ndaj edhe kryeministri duke marrë vendime të tilla të njëanshme fshehurazi nga shqiptarët thjesht po i tradhëton ata dhe atdheun e tyre. Ka vetëm një zgjidhje kjo situatë paradoksale që te gjitha mekanizmat parlamentare por edhe ato të shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë publik të njihen dhe të thonë të tyren për ato që do të ndodhin në atdheun e tyre. Kryeministri që i fshihet popullit vepron kundër popullit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here