Vazhdon sherri mes tyre, prezantuesja i nxjerr mesazhet Gertës së Big Brother

0
132

Së fundmi në mediat sociale është komentuar videoja e gazetares Dasara bashkë me kolegen e saj Roza Latin. Të dyja bashkë komentonin gjatë emisionit një pastruese që ndodhej pranë tyre gjatë xhirimeve.

Duke marrë shkas nga ky veprim( komentim i vajzave), ka reaguar edhe ish-banorja e BB Genta, e cila i quajti të dyja moderatoret “k*rva të vërteta”.

Replikat mes tyre kanë qenë të shumta dhe Dasara në një postim u shpreh se ajo ka reaguar sepse e ka mamin e vetë pastruese.

Image

Mirëpo Gerta e prekur nëpërmjet disa videove shpjegoi se mamaja e saj ka vdekur prej 8 vitesh dhe u shpreh se Dasara ka cenuar familjen e saj dhe për këtë arsye do ta ndëshkojë.

Pak më parë gazetarja e njohur ishte në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin ‘Pop Culture’ ku dhe foli për herë të parë për përqasjen e saj me ish banoren e BB.

Dasara u shpreh se ish-banoren nuk e njihte fare, madje edhe komentin ja kishte kthyer vetëm sepse mesazhi i saj e kishte irrituar dhe jo për faktin se ajo ishte ish-banore e BB.

Ndër të tjera ajo theksoi se gabimi i saj i vetëm ishte përdorimi i nënës së saj, pasi sipas Dasarës as nuk e dinte fare që nëna e saj nuk jetonte më.

Gjithashtu gazetarja zbuloi live në emision edhe mesazhet e Gertës e cila e kishte kërcënuar Dasarën duke i thënë që të ruaj kokën.

“Ajo pasi ka parë postimin tim në Instagram më shkruan në mesazh privat që të ruaj kokën. I thash kjo që po bën është një kërcënim. Unë e konsiderojë një kërcënim mos duhet të të denoncojë. Më erdhi për të qeshur nga përgjigja e saj në fakt se më tha që nuk më bën dot gjë policia shqiptare sepse unë jam me nënshtetësi Greke dhe jetojë në Norvegji. Ajo e ka bërë këtë prononcimin tjetër sepse ka dashur vëmendje ndërkohë që unë nuk jam në pozita 37 vjeçe të kërkojë vëmendje nga një ish banore e BB”, përfundoi Dasara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here