Pasi morën kalanë nga brënda/ Ministri grek: Do zgjerojmë detin tonë

0
223

Në Shqipëri Edi Rama nuk flet për negociatat që po bëhen me Greqinë, ku Shqipëria pritet ti falë kilometra të tëra shtetit fqinj.

Si zakonisht lajmet e këqija për Shqipërinë dhe të mira për Greqinë, vijnë nga vendi fqinj.

Sot ministri Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos ka deklaruar se vendi i tij do të zgjerojë hapësirën territoriale detare, në kuadër të njohjes së zonave ekskluzive ekonomike.

E sigurisht që zgjerimin do ta bëjnë drejt Shqipërisë, ku Rama prej muajsh ka hyrë në negociata me Greqinë, negociata të cilat janë mbajtur sekrete në shumicën e rasteve.

Mediat greke shkruajnë se, Kamenos është shprehur se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive do të fillojë të punojë për shfrytëzimin e pasurisë nën det, për prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.

‘Ne jemi në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të zgjerojmë ujërat tona territoriale, njohjen e zonave ekonomike eksluzive, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re’, ka thënë sot Kamenos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here