E tmerrshme, e djegur me benzinë në gjëndje të rënd, e ëma lutet: Hiqjani aparaturat…

0
306

Një vajzë austriake me iniciale P.E, 24 vjeçe, prej disa ditësh është duke u trajtuar në Klinikën Intensive në Kosovë, pasi më 29 maj të këtij viti është djegur me lëndë djegëse në 80% të trupit.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Naim Kuçi, tha për “Zërin” se gjendja shëndetësore e pacientes austriake është shumë e rëndë dhe ajo po mbahet në jetë me frymëmarrje artificiale.

“Pacientja ka ardhur më 29 maj në QKUK, e paidentifikuar. Pastaj është identifikuar. Në pasaportë i shkruan se ka lindur në vitin 1994. Djegia ka qenë e shkallës së dytë B dhe ka qenë diku 70-80% e djegur. Menjëherë ka hyrë në sallë ku është bërë pastrimi, fashimi, çfarë është dashur dhe është transferuar në mjekimin intensiv. Gjendja është e rëndë dhe është me respiratorë, frymëmarrje artificiale. Është në një gjendje shumë të rëndë që shumë pak ose hiç nuk presim prej saj”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin nën dyshimin për “Vetëvrasje”. Shefi i Mjekimit Intensiv ka bërë të ditur për “Zërin” se nëna e pacientes ditën e djeshme ka kërkuar që asaj t’i hiqen respiratorët e frymëmarrjes artificiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here